Skënderbeu - Tirana, zbulohet stadiumi ku do të luhet

Futboll

Skënderbeu - Tirana, zbulohet stadiumi ku do të luhet

Më: 9 shtator 2026 Në ora: 16:53
Pamje nga ndeshja

Sfida Skënderbeu-Tirana, e vlefshme për javën e katërt do të luhet në Korçë.

Ditët e fundit kishte paqartësi për impiantin e ndeshjes, për shkak të punimeve në fushën e stadiumit “Skënderbeu”.

Megjithatë, vetë klubi juglindor ka njoftuar se do e presë Tiranën në shtëpi, në atë që do të jetë ndeshja e parë për këtë sezon në Korçë.

Sfida është planifikuar të premten e 11 shtatorit, duke nisur nga ora 18:30 dhe hap javën e katërt në Superiore.

Në ndeshjen e parë si pritës, në javën e dytë ndaj Dinamos, Skënderbeu u detyrua të zhvendosej në Elbasan, pasi fusha nuk ishte ende gati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat