Ferran Torres shkruan emrin në historinë e PSG-së

Futboll

Ferran Torres shkruan emrin në historinë e PSG-së

Më: 9 shtator 2026 Në ora: 22:57
Ferran Torres

Ferran Torres shkruan emrin në historinë e PSG-së!

Ferran Torres i është bashkuar gjatë kësaj vere skuadrës së PSG-së dhe për futbollistin spanjoll ndeshja e sotme ndaj Sllovan Bratislavës ishte e para në Ligën e Kampioneve me këtë skuadër.

Një ndeshje që ka rezultuar me fat për të, pasi spanjolli që në ndeshjen tij të parë ia doli të shënonte tregolësh me fanellën e PSG-së në këtë turne.

Kësisoj, ai arriti të bënte atë që nuk e kishin arritur as emrat më të mëdhenj që kanë luajtur me këtë skuadër në historinë e saj, pasi asnjë prej tyre nuk ia ka dalë që të shënojë tregolësh që në ndeshjen e parë si futbollisti spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat