Zhvillime të rëndësishme për Federico Dimarcon

Futboll

Zhvillime të rëndësishme për Federico Dimarcon

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 00:01
Federico Dimarco

Federico Dimarco pritet të mungojë në sfidën e radhës ndaj Udineses për shkak të një dëmtimi të lehtë në gjurin e majtë, por emri i tij është në qendër të vëmendjes për çështjen e të ardhmes.

Pasditen e djeshme, drejtori i ri sportiv i Interit, Dario Baccin, ka zhvilluar një takim me agjentin e mbrojtësit të majtë.

Kjo lëvizje vjen pas deklaratave të vetë lojtarit gjatë "Gran Gala del calcio", ku Dimarco shprehu hapur se pas sezonit të fundit priste një thirrje për rinovim, e cila nuk ka ardhur ende.

Edhe pse kontrata aktuale skadon në vitin 2027 dhe përfshin një opsion për një vit tjetër që klubi zikaltër synon ta ushtrojë, drejtuesit e lartë të Interit e kanë në plan që t'i ofrojnë një kontratë të re.

Duke qenë se Dimarco është rritur në Milano dhe është një tifoz i zjarrtë i Interit që nga lindja, arritja e një marrëveshjeje nuk përbën shqetësim, ndërsa palët do të vijojnë bisedimet për të arritur sa më shpejtë tek nënshkrimi i kontatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat