Manuel Neuer para takimit me historinë

Futboll

Manuel Neuer para takimit me historinë

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 00:05
Manuel Neuer

Manuel Neuer është bërë gati për një takim me historinë. Portieri i Bajern Mynih pritet të zbresë në fushë përballë Bodo/Glimt këtë të enjte dhe për të do të jetë një ndeshje historike.

Ajo do të jetë ndeshja e tij numër 162 në Ligën e Kampioneve e kësisoj, do të bëhet lojtari i tretë me më shumë ndeshje në turne, duke iu bashkuar Lionel Mesit dhe Thomas Muller në këtë shifër.

Vetëm Iker Kasijas me 177 dhe Kristiano Ronaldo me 183 kanë bërë më shumë ndeshje në Ligën e Kampioneve.

Neuer vetë nuk e ka fshehur se e nis këtë sezon me objektivin për t’i shkuar deri në fund turneut.

“Po i afrohem këtij sezoni me vendosmërinë për të arritur të gjitha qëllimet tona. E di që ky mund të jetë sezoni im i fundit dhe se çdo gjë është e mundur, edhe pse nuk dua të flas shumë për tituj.

Ne po përqendrohemi në çdo ndeshje dhe fillimin e çdo gare, megjithëse finalja në Madrid dhe shansi për të fituar një trofe të tretë të Ligës së Kampionëve do të thoshte gjithçka për mua”, deklaroi portieri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat