Sulmuesi rrezikon pezullimin e rëndë në Champions

Futboll

Sulmuesi rrezikon pezullimin e rëndë në Champions

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 12:21
Mbappe

Etan Mbappe u largua me karton të kuq te Lil, që u mposht 2 me 3 nga Betis në raundin e parë të Champions.

Mbappe mund të mungojë më shumë se vetëm në raundin e dytë.

Vëllai i Kilian Mbape goditi qëllimisht me bërryl në fytyrë Natan, teksa VAR ndërhyri dhe u dha kartoni i kuq. Kjo sjellje e dhunshme e 19-vjeçarit mund të mos përfundojë me vetëm pezullimin në sfidën ndaj Arsenalit.

Rrregulloret e UEFA-s parashikojnë masa shtesë për sjelljet e dhumshme.

Aty ku pezullimi minimal vazhdon nga tri ndeshje.

Vendimi merret deri në fundin e këtij muaji. Etan Mbape gëzon të drejtën për ta apeluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat