Rivaliteti mes Lionel Messit dhe Ronaldos nuk di të ndalet pavarësisht mijërave kilometrave larg.
Ylli argjentinas ka vendosur një tjetër rekord në futbollin modern, duke kaluar portugezin dhe duke u bërë lojtari i parë që arrin shifrën e 1,350 kontributeve në karrierë, gola plus asiste.
Rekordi erdhi në përballjen e Inter Miamit ndaj Chicago Fire në MLS, ku Messi ishte sërish vendimtar.
Në minutën e 48-të, argjentinasi ekzekutoi një goditje këndi perfekte, me Casemiron që u ngrit mbi mbrojtjen dhe e dërgoi topin në rrjetë me kokë.
Asistimi ishte i mjaftueshëm për ta çuar Messin në kuotën historike të 1,350 golave dhe asisteve, duke lënë pas në këtë statistikë rivalin e tij të përjetshëm, Cristiano Ronaldon.
Messi pati mundësi të shënonte edhe vetë. Ai provoi disa herë nga distanca, por portieri i Chicago Fire, Chris Brady, ishte në një natë të shkëlqyer dhe i mohoi disa raste argjentinasit.
Sipas shifrave të publikuara, Messi ka regjistruar 927 gola zyrtarë në 1,173 ndeshje, ndërsa asistimi ndaj Casemiros ishte i 423-ti në karrierë.