Egnatia i rikthen “makthet” Elbasanit

Futboll

Egnatia i rikthen “makthet” Elbasanit

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 13:05
Elbasani - Egnatia

3 fitore në 3 javë dhe 9 pikë të grumbulluara, Egnatia e ka nisur “zjarrë” këtë sezon të ri në Abissnet Superiore.

Ndalesa e radhës për kampionët e Shqipërisë është më datën 13 shtator kundër Elbasanit në transfertë.

Në prag të përballjes, rrogozhinasit kanë postuar momente nga sezoni i kaluar në rrjetet sociale, ku Egnatia i shkaktoi “makthe” verdhebluve të drejtuar nga Ivan Gvozdenovic.

Kulmi përkoi me humbjen e Elbasanit ndaj rrogozhinasve në “Final Four”, pa lën në plan të dytë eliminimin në Kupën e Shqipërisë pas penalltive, “Elbasan Arena”.    

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat