Drejtori i Barcelonës shpërthen

Futboll

Drejtori i Barcelonës shpërthen

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 13:47
Deko

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deko, foli së fundmi për merkaton e verës.

Ndër të tjera u ndal te Hulian Alvarez. Një koment e pati edhe për mungesën e Pedrit dhe Rafinjës në listën e “Topit të Artë”.

Deko mohoi kategorisht që Barcelona i ka kërkuar Alvarezit, për të shprehur dëshirën e largimit nga Atletiko.

“Ne i bëmë gjërat siç duhet. Bëmë një ofertë, nuk pati përgjigje. Pastaj gjithçka u diskutua në shtyp. Ata nuk donin ta shisnin lojtarin, kaq është.

Ky është realiteti, nuk ka nevojë të ndalemi tek kjo. Ne kurrë nuk i thamë të thoshte se donte të largohej nga Atletiko”, u shpreh fillimisht Deko.

“Mungesat e Pedri dhe Rafinja? Për mua, është një skandal botëror që Pedri dhe Rafinja nuk janë në listë. Po bëhen padrejtësi. Që Pedri nuk është aty, me talentin e tij, më duket e pakuptueshme”, tha drejtori i Barcelonës sa i përket Topit të Artë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat