Richarlison po shqyrton mundësinë e një largimi të bujshëm nga Tottenham Hotspur, me synimin për t’u rikthyer në Brazil dhe për të firmosur me Vasco da Gaman.
Sulmuesi brazilian është i pakënaqur me situatën e krijuar te klubi londinez, pasi Tottenham nuk e ka regjistruar atë për të luajtur në Premier Ligë dhe e ka dërguar të stërvitet e luajë me ekipin U21.
Tani ai dëshiron të ndërpresë kontratën me Tottenhamin dhe të bashkohet me Vasco da Gama, por klubi anglez kërkon një shumë prej më shumë se 23 milionë eurosh për ta lënë të largohet.
Kjo shifër konsiderohet e papërballueshme për klubin brazilian.
Ndërkohë, situata mund të përshkallëzohet edhe më tej. Sipas raportimeve, përfaqësuesit e Richarlison po përgatiten ta çojnë çështjen në gjykatë, në përpjekje për të zgjidhur ngërçin mes lojtarit dhe Tottenhamit.