Dukagjini i Klinë po kalon formë të mirë në edicionin e ri me kryetrajnerin Armend Dallku.
Skuadra nga Klina nën dritat e reflektorëve ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Malishevës, në takimin e javës së pestë të elitës së futbollit të Kosovës.
Në minutën e 19-të, Mërgim Pefqeli realizoi super gol për 1-0,
Në minutën e 31-të, Dienit Isufi ashtu si di ai, shënoi gol të bukur.
Dukagjini aktualisht renditet në vendin e dytë me 11 pikë, duke lënë pas Malishevën e Gjilanin në renditje. Malisheva e Gjilani në pozitën e tretë e të katërt kanë nga një pikë më pak.
Prishtina kryeson me 12 pikë të mbledhura.