Nuk ka më diskutime për të ardhmen e sulmuesit të Egntias, Alessandro Albanese. 26-vjeçari belg ka rinovuar kontratën me kampionët e Superiores deri në verën e vitit 2028.
Kubi i Egnatias e ka zyrtarizuar akordin mes palëve në rrjetet sociale.
Albanese ka shënuar 2 gola dhe ka asistur 3 herë të tjera në 3 javët e para të Superiores (sezoni 2026-2027), ndërsa në Kupat e Europës, belgu ka kontribuar me 3 finalizime në 7 prezenca, lojtari kryesor nën urdhërat e trajnerit Nevil Dede.
Aktualisht, kartoni i Alessandro Albaneses shkon në 500 mijë euro. Edhe pse ka vetëm 1 vit te Egnatia, futbollisti me tipare ofensive është përshtatur në mënyrë të përsosur, jo vetëm si finalizues, por edhe “shërbyes” në adresim të shkokëve.