Skënderbeu do të pres sot prej orës 18:30 ndeshjen ndaj Tiranës, java e 4-të e Abissnet Superiore.
Të besuarit e Julian Ahmataj ende nuk e kanë “shijuar” fitoren e parë për këtë sezon të ri në kampionat, e përkthyer me vendin e fundin në tabel.
Në krahasim me takimet ndaj Vllaznisë, Dinamos dhe Egnatias, Skënderbeu është favorit në “letër” karshi Tiranës, e përkthyer me koeficientin 2.40.
Triumfi i mundshëm prej bardhebluve në përballjen e sotme përkon me 2.60, kurse barazimi në kuotën e 3.20. Edhe pse kjo “tablo” vlen vetëm në “letër”, jep shpres te skuadra korçare për të dalë me 3 pikë nga fusha e tyre.