Tronditje për Kombëtaren shqiptare

Futboll

Tronditje për Kombëtaren shqiptare

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 12:35
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare do të luajë në shtator dhe tetor katër ndeshje të vlefshme për Nations League. Ndërsa trajneri Rolando Maran, ka nisur të projektojë edhe listën e mundshme.

Mirëpo, për kuqezinjtë do të ketë një mungesë tepër të rëndësishme. Sipas “TCHl”, Thomas Strakosha e ka humbur këtë grumbullim me Kombëtaren, duke munguar në katër ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Një goditje e rëndë për kuqezinjtë, të cilët duhet të bëjnë pa gardianin e tyre kryesor. Tashmë duhet të shihet nëse do të jetë Alen Sherri titullar, apo ndonjë nga portierët e Superiores, mes Mario Dajsinanit apo Pano Qirkos.

NDESHJET E KOMBËTARES:

26 shtator / Shqipëri–Bjellorusi

29 shtator / San Marino–Shqipëri

3 tetor / Finlandë–Shqipëri

6 tetor / Shqipëri–San Marino

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat