Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, vazhdon me formën e lartë në ekipin e ri, Lugano.
Ajeti ka shënuar në barazimin e Luganos me rezultat 2:2 ndaj Young Boys, në takimin e javës së tetë tw elitws sw futbollit zviceran.
Wshtw goli i dytw i Ajetit nw dy javwt e fundit.
Ajeti u aktivizua në lojë në minutën e 67-të e Ezgjan Alioski nga minuta e 68-të, ndërsa Uran Bislimi u paraqit tërë takimin për Luganon.
Për Vendasit shënuan Dos Santos 2', Ajeti 80' dhe për Yopung Boys Essende 28', Fassnacht 45'.
Lugano kryeson me 19 pikë, ka tre pikë më shumë e një ndeshje më pak se vendi i dytë Young Boys.
Lugano nuk njeh humbje, ka gjashtë fitore e një barazim, ndërsa Young Boys ka 4 fitore e 4 barazime.