Trajneri i Teutës, Edlir Tetova, theksoi se ekipi i tij ka ende shumë punë për të bërë për t’u përshtatur me idetë që ka ai për lojën.
“Mendoj se klasifikimi është momental, se ka ndeshje edhe nesër për t’u luajtur. Ajo që më gëzon janë pikët.
Është shqetësim që kemi pasur Kemi punuar shumë mirë në manovër, sidomos nga krahu i djathtë, ku donim të krijonim hapësirat tona, i krijuam rastet që deshëm, sidomos në pjesën e parë.
Kishim 10 minuta panik në mesin e pjesës së dytë, kur skuadra krijoi tërheqje apo zgjatje repartesh që nuk më pëlqeu, pastaj rifituam ekuilibrin dhe mendoj se menaxhuam rezultatin.
Mendoj që objektivi te Teuta është ndeshja e radhës, sigurisht që kemi marrë pikët, ndihemi mirë. Unë e kam ndërtuar në bazë të karakteristikave të lojtarëve që kam, deri tani nuk është një përqindje aq e madhe, sot kishte përmirësim në krahasim me ndeshjet e kaluara, ishim më të qartë, por po themi pjesërisht.
Siç e thashë, në momentin kur toleruam në markim në mesfushë, Vora na vuri në vështirësi dhe mund të barazohej ndeshja, por pas ndërrimeve morëm frenat e lojës dhe ishim pranë golit.
Nuk jemi maksimalisht agresivë, kjo vjen edhe me formën e lojtarëve, siç kam thënë. Umejiego është lojtar që mund të na shërbejë shumë mirë, por ka luajtur vetëm këto 4 ndeshje në 6-7 muaj. Pastaj Pedron nuk duam ta rrezikojmë se ka peshë dhe vjen nga dëmtimi dhe po i japim minutat e duhura. Po ashtu është edhe Daci, që duhet të futet në elementët e asaj që kërkoj për lojën, pastaj do jemi më të plotë.
Teuta do marrë pikët ndeshje pas ndeshje, s’duhet të nxitojmë të flasim për titullin kampion se janë vetëm katër ndeshje.
Mendoj që përderisa gjenden defektet dhe unë kam defekte në analizë, mendoj që përqindja nuk është ku duhet.
Për pjesën e lojtarëve kam pasur në përbërje një përqindje të vogël të lojtarëve, sigurisht ka prurje të reja, por janë lojtarë që kanë uri, duan të mësojnë e fitojnë. Mendoj që javë pas jave do mundohemi të përmirësojmë, se ekipi ka edhe kurba.
Kur ngarkohet shumë do të jetë menaxhimi im në këtë pjesë, nga ana psikologjike, që të mos kemi cedime gjatë ndeshjes”, tha Tetova për RTSH pas ndeshjes.