Humbjet e njëpasnjëshme në dy javë te para të Kategorisë së Parë, mund të sjellin ndryshimin e menjëhershëm në pakinën e një skuadre.
Sipas informacioneve nga Lezha, trajneri Elvis Plori ka paraqitur dorëheqjen e tij nga drejtimi i Besëlidhjes, të cilën e ngjiti nga Kategoria e Dytë, por me të cilën nuk ka arritur në këto dy javë të parë të sigurojë pikë, edhe pse ekipi ka bërë investime të rëndësishme për merkaton.
Fjala tashmë i takon presidentit Pjerin Fushaj që të vendosë nëse do të pranojë këtë dorëheqje të Plorit apo do t’i besojë përsëri teknikut me të cilin nisi rrugëtimin te Besëlidhja.
Megjithatë, kanë filluar të qarkullojnë menjëherë emrat e alternativave për të marrë drejtimin e skuadrës në rast largimi të Plorit, me Mirel Josën që shihet si një kandidaturë shumë e fortë.