Sulmuesi shqiptar gjen golin në Angli

Futboll

Sulmuesi shqiptar gjen golin në Angli

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 11:40
Pamje nga ndeshja

Lorent Tolaj ka shënuar golin e dytë me Bristol Sitin në Championship.

Një realizim që pati vlerë në humbjen 4 me 1 ndaj Sauthempton.

Vetë Tolaj pati paraqitje pozitive, ndërsa për të ishte goli i dytë në Championship.

Gjatë gjashtë paraqitjeve deri tani ka regjistruar edhe një asistim.

Tolaj mbetet opsion për Kombëtaren e Shqipërisë. 24-vjeçari ka luajtur vetëm për moshat e Zvicrës gjatë karrierës së tij.

Për të është eksperienca e parë në këtë nivel, ndërsa te Bristol Siti shikohet tashmë si sulmuesi kryesor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat