Al Taawoun i Nedim Bajramit u mposht dje nga Al Hilal me rezultatin 0-6. Kryesuesit e renditjes në Arabi nuk treguan mëshirë në transfertë.
Pasi kishte luajtur titullar në javën e kaluar, Nedim Bajrami u kthye në stol. Futbollisti i Kombëtares nuk mori asnjë minutë.
Dhe pse është huazuar nga Rejnxhërs, me objektiv fitimin e minutave, gjërat po vështirësohen prej dy javësh. Al Taawoun ndërkohë ndodhet në vështirë, duke qenë në vendin e 17-të që ndryshe është i parafundit.
Deri tani kjo zgjedhje nuk po rezulton e duhura për Bajramin. Mbetet për t’u parë si do shkojë kjo eksperiencë në vazhdim.