Shpenzoi 20 milionë paund për Brojën

Futboll

Shpenzoi 20 milionë paund për Brojën

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 15:03
Stadiumi

James Holroyd nuk do të vazhdojë si CEO i Bërnlit.

Ky është lajmi që raportohet nga Anglia për klubin e Armando Brojës.

Bërnli ndodhet në vendin e fundit të renditjes së Championship, dhe për Drejtorin Ekzekutiv po shkonte çdo gjë keq. Emërimi i Holroyd erdhi në prillin e vitit 2025, kur Bërnli ishte drejt rikthimit në Premier Ligë.

Holroyd mban po ashtu përgjegjësi, pasi dha aprovimin që të shpenzoheshin 20 milionë paund për transferimin e Brojës nga Çelsi. Në edicionin e kaluar erdhi rënia nga Premier Ligë.

Çdo gjë po shkon po aq keq, teksa ekipi ndodhet në Championship.

Tashmë pronarët e klubit po mendojnë për një tjetër administrator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat