Ndeshja mes Elbasanit dhe Egnatias mbyll javën e katërt të Abissnet Superiore, me të dy skuadrat të cilat janë pretendente të deklaruara për luftën për titullin kampion.
Elbasanasit nuk po kalojnë një moment të qetë pasi nuk kanë shijuar ende fitoren në këtë edicion ndërsa rrogozhinasit deri tani kanë bërë një start perfekt me 3 fitore në po aq ndeshje të luajtura.
FORMACIONET ZYRTARE
ELBASANI: Aleksovski, Lulaj, Epito, K. Kasa, Lila, Abas, Mazari. Boriçi, Tresa, Diallo, Nikaj.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
EGNATIA: Dajsinani, Sota, Bitri, Ndreca, Smajli, Ajeti, Aleksi, Duka, Loukili, Albaneze, Gruda.
Trajner: Nevil Dede