Taulant Seferi vlerësohet në Turqi

Futboll

Taulant Seferi vlerësohet në Turqi

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 11:36
Taulant Seferi

Taulant Seferi u shfaq protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Kayserispor fitoi me shifrat 4-0 përballë Istanbulspor. Në këtë sfidë, sulmuesi 29-vjeçar shkëlqeu me dopietë.

Ndërsa për këtë paraqitje mjaft pozitive në “Ligën e Parë” të Turqisë, ai është përfshirë ngë “Formacionin e Javës”. Mediumi “SofaScore” e ka bërë pjesë të 11-shes më të mirë.

Nota e Seferit është 8.7, duke i renditur i treti për nga rëndësia.

Deri më tani në kampionat, sulmuesi ka shënuar 7 gola, duke parakaluar Rey Manajn me 6 të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat