Shqiptari vendos për Gjermaninë, pritet të ftohet nga Klopp

Futboll

Shqiptari vendos për Gjermaninë, pritet të ftohet nga Klopp

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 17:17
Futbollisti shqiptar Brajan Gruda

Futbollisti shqiptar Brajan Gruda e ka bërë zgjedhjen e tij përfundimtare se kë do të përfaqësojë në futboll ndërkombëtar.

Ylli i RB Leipzigut, ka vendosur të përfaqësojë Gjermaninë duke refuzuar përfundimisht Kombëtaren Shqiptare.

Ai pritet që të ftohet nga trajneri Jurgen Klopp, për ndeshjet e “Nations League”.

Gruda, kishte luajtur për të gjitha grupmoshat e Gjermanisë nga U-15 e deri tek U-21shat, ndërsa po ashtu kishte pasur ftesa të vazhdueshme nga Sylvinho për të veshur fanellën kuqezi por që i refuzoi disa herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat