Granit Xhaka synon të arrijë në finalen e tretë të Ligës së Evropës në karrierën e tij, teksa Sunderlandi sot do të përballet me Alkmaar.
Sunderlandi rikthehet në garat evropiane pas 53 vjetësh, ndërsa Xhaka ka humbur dy finale të mëparshme, me Arsenalin dhe Bayer Leverkusenin. Mesfushori shqiptar beson se skuadra është e përgatitur për sfidën dhe pret atmosferë të zjarrtë në “Stadium of Light”.
“Kam luajtur në dy finale dhe i kam humbur të dyja. Për mua është një ëndërr e madhe të arrij në një tjetër finale. E dimë sa i mirë është Alkmaar, por luajmë në shtëpi. Duam t’u sjellim gëzim tifozëve tanë”, ka thënë Xhaka.
Trajneri Regis Le Bris ndërkohë ka thënë se Sunderlandi duhet të ruajë të njëjtat standarde si në Premierligë dhe të jetë konkurrues në të dyja garat.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.
Formacionet e mundshme:
Sunderland: Roefs; Mukiele, Ballard, Danso, Reinildo; Xhaka, Sadiki; Angulo, Le Fee, Fofana; Brobbey
Alkmaar: De Busser; Dijkstra, Goes, Schouten, Chavez; Clasie, Koopmeiners; Stengs, Kwakman, Daal; Meerdink