Situata te Juventusi po merr një kthesë pozitive në prag të ndeshjes hapëse të së enjtes në Europa League kundër NEC-ut në “Allianz Stadium”.
Trajneri Luciano Spalletti është plot optimizëm pasi infermieria e bardhezinjve po boshatiset.
Pas rikthimit të Sarr-it, stërvitjes me grupin i janë bashkuar edhe Weston McKennie e Andrea Cambiaso, të cilët po bëjnë përpjekje maksimale për të qenë plotësisht gati për duelin evropian.
Amerikani McKennie ka lënë pas lodhjen muskulore dhe tani po vlerësohet vetëm rreziku i ndonjë rikthimi të problemit. Ndërkohë, mbrojtësi polivalent Cambiaso ka marrë dritën e jeshile nga stafi mjekësor pasi ka lënë prapa lëndimin në kyçin e këmbës.
Megjithatë, lajmi negativ lidhet me yllin kosovar, Edon Zhegrova. Edhe pse shkëlqeu me dy gola kundër Sassuolos, Zhegrova do të mbetet në tribuna pasi nuk është përfshirë në listën e skuadrës për garat e UEFA-s, një fat i vulosur ky që nga mbyllja e merkatos.