Partnerja “rikthen” Ernest Muçin te kryeqytetasit!

Futboll

Partnerja “rikthen” Ernest Muçin te kryeqytetasit!

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 12:13
Ernest Muçit dhe Klea Verri

Partnerja e Ernest Muçit, Klea Verri, në një “story” të para disa minutash në rrjetin social Instagram, ka shpërndarë eugolin e lojtarit të Kombëtares në Conference League, teksa ai luante me Legia Varshavë.

Sfida në fjalë përkon me datën 30 nëntor 2023, kundër Aston Villa në stadiumin “Villa Park” mes 43.205 spektatorë.

Me kryeqytetasit e Polonisë, Muçi numëron 21 gola dhe 10 asiste në 114 ndeshje, ekipi ku bëri bujë, e më pas u transferua te Besiktas në Superligën turke, kurse tani bën pjesë te Trabzonspor.

Image

Po ashtu, sulmuesi pogradecar ka luajtur me Tiranën në Shqipëri, 20 gola e 5 asiste përgjatë 65 prezencave.

Përsa i takon Klea Verrit, ajo ka qenë baskebolliste me Tiranën. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat