Simeone: “Topi i Artë” duhet t’i jepet Messit  

Futboll

Simeone: “Topi i Artë” duhet t’i jepet Messit  

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 16:24
Simeone e Messi

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, deklaroi se “Topi i Artë” i këtij viti duhet t’i jepet Lionel Messit. Tekniku argjentinas e dha këtë mendim gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes kundër Osasunës.

Sipas Simeones, nuk duhet të ketë asnjë dyshim që 39-vjeçari e meriton këtë çmim individual. Ai vlerësoi performancën e jashtëzakonshme të bashkatdhetarit të tij në Kampionatin Botëror, veçanërisht duke marrë parasysh moshën e tij.

“Messi e meriton padyshim “Topin e Artë”. Pas asaj që tregoi në Kupën e Botës dhe në moshën që është, pa asnjë dyshim që çmimi duhet t’i jepet Messit”, tha Simeone.

Në Botërorin e përfunduar dy muaj më parë, Messi udhëhoqi Kombëtaren e Argjentinës drejt finales së saj të dytë radhazi.

Ylli argjentinas spikati gjatë turneut duke shënuar 8 gola dhe duke dhuruar 4 asistime për ekipit e tij. Përveç kontributit në gola, ai kryesoi edhe në pjesën më të madhe të statistikave kryesore të kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat