Luiz Diaz i befasuar nga blerja e re e Bayern Munih

Futboll

Luiz Diaz i befasuar nga blerja e re e Bayern Munih

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 17:25
Luiz Diaz

Bayern Munih bëri vetëm dy transferime gjatë merkatos së fundit, Ismael Saibari dhe Nathaniel Brown. 23-vjeçari i transferuar nga Eintracht Frankfurt për 55 milionë euro, ka bërë vërtet mirë në paraqitjet e tij të para me fanellën e bavarezëve.

Shoku i tij i skuadrës, Luis Diaz, e ka kompliemntuar publikisht ylline ri të bavarezëve, duke pranuar që është befasuar nga paraqitjet e tij. “Spektakolar. Në ndeshjet e para mendova: uau. Ai vërtet më habiti; ka një potencial të jashtëzakonshëm”, tha Diaz.

Duke qenë se Bayern ka pasur mungesa të shumta në fillim të sezonit, Vincent Kompany e aktivizoi 23-vjeçarin (që luan zakonisht si mbrojtës i majtë) në rolin e mesfushorit ofensiv në ndeshjen e Superkupës kundër Borussia Dortmundit, si dhe në përballjet e dy javëve të para në kampionat, ndaj VfB Stuttgart dhe FC Schalke 04, para se ai të rikthehej së fundmi në pozicionin e tij të zakonshëm.

“Ky fleksibilitet i tij na jep një avantazh të madh. Kemi afruar një lojtar të shkëlqyer. Ai padyshim që do të na ndihmojë të ecim përpara,” shtoi Diaz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat