Zabërgja shkëlqen në Kupën e Ukrainës

Futboll

Zabërgja shkëlqen në Kupën e Ukrainës

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 19:39
Baton Zabërgja

Sulmuesi kosovar Baton Zabërgja ka zhvilluar një paraqitje të spikatur me fanellën e FC Kharkiv në Kupën e Ukrainës.

Zabërgja ishte protagonist kryesor në fitoren 2:0 të skuadrës së tij ndaj Prykarpattya, duke realizuar një gol dhe duke asistuar në golin tjetër.

Futbollisti kosovar tregoi edhe një herë rëndësinë e tij në repartin ofensiv, duke ndihmuar FC Kharkiv të sigurojë kualifikimin në Kupën e Ukrainës.

Pas golit, Zabërgja festoi në mënyrën e tij karakteristike, duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat