Shkëndija e Tetovës luan në Gostivar ndaj Bashkimit 

Futboll

Shkëndija e Tetovës luan në Gostivar ndaj Bashkimit 

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 19:52
Shkëndija e Tetovës

Shkëndija e Tetovës të premten nga ora 16:00 presin Bashkimin në stadiumin e qytetit në Gostivar, në kuadër të xhiros së tetë të LPFM-së.

“Pas ndeshjeve të para si vendas në Shkup, Shkëndija nga kjo xhiro kthehet në planin e paraparë dhe ndeshjet si vendase do t’i zhvillojë në qytetin fqinj të Gostivarit.

Rindërtimi i stadiumit të Tetovës bëri që kuqezinjtë ta nisin sezonin në stadiumin e FFM-së në Shkup, ndërsa angazhimet evropiane dhe temperaturat e larta ndikuan në përzgjedhjen e termineve të mbrëmjes.

Tash, me uljen e temperaturave dhe përmirësimin e dukshëm të terrenit në Gostivar, Shkëndija kalon në stadiumin e qytetit fqinjë, ku të premten do ta zhvillojë ndeshjen e parë si vendase këtë sezon”, ka njoftuar Shkëndija.

Shkëndija - Bashkimi luhet nga ora 16:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat