Alen Sherri reagon pas vendimit në Hagë

Futboll

Alen Sherri reagon pas vendimit në Hagë

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 20:32
Alen Sherri

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Alen Sherri, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sherri ka shprehur solidaritet me familjet dhe bashkëluftëtarët, duke theksuar se sakrifica për lirinë e Kosovës duhet të mbetet pjesë e kujtesës.

“Sot është një ditë e rëndë për familjet, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që besojnë se sakrifica për lirinë e Kosovës nuk duhet të harrohet. Historia e një populli, sakrifica e luftëtarëve dhe dhimbja e familjeve nuk mund të fshihen me një vendim gjykate”, ka shkruar Sherri.

Ai ka përcjellë gjithashtu një mesazh respekti për të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës.

“Respekt për të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës. Forcë për familjet e tyre dhe për të gjithë ata që sot e përjetojnë këtë ditë me dhimbje. Liria e Kosovës do të kujtohet gjithmonë”, përfundon reagimi i portierit kuqezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat