Arsenali ka rinovuar interesimin për anësorin e Real Madridit, Rodrygo, dhe vazhdon të jetë në kontakt me përfaqësuesit e futbollistit.
Sipas TEAMtalk, londinezët po monitorojnë nga afër rikuperimin e brazilianit nga lëndimi i ligamentit të kryqëzuar të gjurit (ACL), teksa Rodrygo synon të rikthehet në fushë para Krishtlindjeve.
Pavarësisht se ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2028, Arsenali mund të tentojë transferimin e tij që në afatin kalimtar të janarit, nëse kushtet financiare konsiderohen të përshtatshme.
Rodrygo mbetet një prej objektivave që “Topçinjtë” po e monitorojnë, ndërsa rikthimi i tij pas lëndimit do të jetë një faktor i rëndësishëm para çdo vendimi për një lëvizje të mundshme.