Jurgen Klopp zbuloi sot dy skuadra që do të jenë në dispozicion të Gjermanisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve. 24 lojtarë do të kenë mundësinë që të luajnë në shtator, ndërsa lista e dytë përmban 20 futbollistë për tetorin.
Për herë të parë është ftuar Brajan Gruda, i cili qëndron i gatshëm në tetor për sfidat ndaj Serbisë dhe Greqisë. Klop e njeh mirë futbollistin shqiptar, duke qenë se si përgjegjës sportiv i kompanisë së Red Bull e pa Grudën që të huazohej te Lajpcig.
Ter Shtegen është konfirmuar si zgjedhja e parë për portën. Kimish ndërkohë është kapiteni i cili do të aktivizohet në mesfushë dhe jo si mbrojtës i djathtë. Mungesa ndërkohë janë Deniz Undav, Angelo Stiller dhe Leroi Sane.
Klop tregoi pakënaqësi me median duke qenë se emrat ishin zbuluar më parë. “Nuk më intereson fare nëse e zbulon më herët, nëse del më herët. Por e konsideroj pak dobësi të sigurosh jetesën duke publikuar diçka të tillë më herët”, u shpreh Klop.
“Nga këndvështrimi i dikujt që merret me sport, do të doja ta rimarr flamurin për veten time dhe për ne. Kur e valëvisim atë, nuk dua që dikush të mendojë:
‘Çfarë po ndodh me ty?’ Dua që ata të mendojnë se je i lumtur dhe e kupton sa me fat je që ke lindur në këtë vend të mrekullueshëm, ose që je zhvendosur dhe jeton këtu.
Mund të jem krenar që jam gjerman dhe, njëkohësisht, të mbetem i hapur, dashamirës, miqësor dhe të vlerësoj diversitetin.
Është shumë e pazakontë të kesh katër ndeshje në dy javë me kombëtaren. Dua të njoh sa më shumë lojtarë të jetë e mundur gjatë asaj periudhe”, tha po ashtu Klopp.