Luke Shaw mund të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni, pasi kontrata e tij me klubin skadon verën e ardhshme.
Sipas Mail Sport, aktualisht nuk ka indikacione se mbrojtësi anglez do të nënshkruajë një kontratë të re me “Djajtë e Kuq”.
Nëse nuk arrihet një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit, Shaw do të jetë i lirë të largohet nga Old Trafford si lojtar i lirë në qershor.
Mbrojtësi 31-vjeçar është pjesë e Manchester Unitedit që nga viti 2014, kur u transferua nga Southampton, dhe ka zhvilluar qindra paraqitje me fanellën e klubit.
E ardhmja e tij pritet të bëhet më e qartë gjatë muajve të ardhshëm, teksa United duhet të vendosë nëse do t’i ofrojë reprezentuesit anglez një kontratë të re apo do ta lejojë të largohet pa kompensim.