Mohamed Salah me trajner të ri

Futboll

Mohamed Salah me trajner të ri

Më: 17 shtator 2026 Në ora: 17:03
Trabzonspori

Trabzonspori ka zgjedhur trajnerin e ri dhe bëhet fjalë për Thomas Reis, 52-vjeçarin gjerman.

Gjatë karrierës së tij si trajner, Reis ka drejtuar Bochumin në dy periudha, Schalken, Samsunsporin dhe Ludogoretsin, ku qëndroi vetëm dy muaj dhe drejtoi gjithsej 11 ndeshje.

Drejtuesit e Trabzonsporit nuk nxituan në zgjedhjen e pasuesit të Fatih Tekkes, i cili u largua nga klubi para 17 ditësh.

Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, Trabzonspori ka grumbulluar vetëm shtatë pikë dhe aktualisht renditet në vendin e nëntë të tabelës.

Me emërimin e Reis, klubi turk shpreson të përmirësojë rezultatet dhe të ngjitet në renditje,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat