Shqiptarët me Hoffenheimin kthehen duarthatë nga Greqia

Futboll

Shqiptarët me Hoffenheimin kthehen duarthatë nga Greqia

Nga: K.G. Më: 17 shtator 2026 Në ora: 20:36
Pamje nga ndeshja

Hoffenheimi u befasua në udhëtim ndaj skuadrës greke OFI Crete, duke pësuar humbje 2:0 në ndeshjen e parë të Europa League.

Vendasit morën pikët e plota, ndërsa skuadra gjermane u kthye duarthatë nga Greqia.

Futbollistët Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari u paraqitën titullarë. Hajdari u zëvendësua në minutën e 46-të, ndërsa Fisnik Asllani u inkuadrua në minutën e 75-të.

Reprezentuesit e Kosovës patën një mbrëmje jo të mirë në tokën greke.

Golat për OFI-n i shënuan Cantalapiedra (30’) dhe Kanellopoulos (84’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat