Udhëtimi kthehet në makth për sulmuesin e Kombëtares

Futboll

Udhëtimi kthehet në makth për sulmuesin e Kombëtares

Më: 18 shtator 2026 Në ora: 13:04
Shpendi

Çezena do të përballet sot me Juve Stabian në transfertë.

Sfida është rezervuar për sot në orën 20:30, ndërsa Kristian Shpendi synon të vazhdojë ecurinë me gola.

Udhëtimi për Çezenën u kthye në makth. Ekipi mbërriti në destinacion me tri orë vonesë nga orari i parashikuar, pasi u përball me probleme me trenin.

Ishte zgjedhur treni Freciarosa që nga Bolonja do i dërgonte në Napoli. Më pas do të shkonin me autobus drejt “Castellammare”.

Fillimisht kishte voonesë 30 minuta, ndërsa më parë treni Freciarosa qëndroi i ndaluar në Romë për rreth një orë. Jo vetëm kaq, por devijimi i stacionit përfundimtar bëri që vonesat të shtoheshin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat