Staфа: Shkëndija është favorit i madh, por ne nuk dimë për flamur të bardhë!

Futboll

Staфа: Shkëndija është favorit i madh, por ne nuk dimë për flamur të bardhë!

Nga: K. G. Më: 18 shtator 2026 Në ora: 14:57
Andri Stafa

Bashkimi nga Kumanova e ka lënë pas fillimin e krizës së sezonit dhe serinë prej pesë humbjeve radhazi.

Fitorja ndaj Skopjes dhe ajo ndaj Kojnare në Kupë të Maqedonisë së Veriut në futboll, si dhe barazimi spektakolar 3:3 me Vardarin, kanë rikthyer vetëbesimin në skuadrën nga Kumanova.

Sot, Bashkimi e pret një nga sfidat më të vështira të sezonit, përballjen e xhiros së tetë ndaj Shkëndijës së Tetovës, e cila do të zhvillohet në terren neutral, në Gostivar.

“Atmosfera ndaj Shkëndijës është gjithmonë specifike. Përballemi me një ekip që ka ambicie për titull dhe një grup lojtarësh cilësorë, por ne nuk ngremë flamurin e bardhë. Në Gostivar hyjmë maksimalisht të motivuar për të nxjerrë një rezultat pozitiv“, ka deklaruar Andri Stafa para duelit.

Deri më tani, këto dy skuadra janë përballur 16 herë. Shkëndija ka regjistruar tetë fitore, ndërsa Bashkimi ka triumfuar në gjashtë ndeshje, kurse dy përballje kanë përfunduar pa fitues.

Interesant është fakti se në duelin e fundit mes tyre, skuadra nga Kumanova befasoi Shkëndijën në Tetovë, duke marrë tri pikët pas fitores 3:2.

Ndeshja Shkëndija – Bashkimi zhvillohet sot nga ora 16:00, në stadiumin e Gostivarit, ndërsa drejtësinë do ta ndajë gjyqtari Fatmir Bafto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat