Klubi i Bylisit ka njoftuar në rrjetet sociale transferimin e talentit Fidan Sherifi. Lojtari është me tipare defensive, ndërsa ka luajtur në Maqedoninë e Veriut.
Po ashtu, në njoftimin e klubit ballshiot, bëhet e ditur se Sherifi luan me moshat e Maqedonisë së Veriut. Bylis ndodhet në Kategorinë e Parë, ndërsa synon ngjitjen në Superiore.
“FK Bylis ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e një talenti të ri shqiptar, 18-vjeçari nga Maqedonia e Veriut. Mbrojtësi i qendrës vjen për të shtuar cilësi dhe forcë në repartin defensiv të skuadrës sonë.
Pavarësisht moshës së tij të re, ai ka fituar eksperiencë në Maqedoninë e Veriut dhe është pjesë e kombëtares U21 të Maqedonisë së Veriut. Mirë se vjen në familjen kuqe e bardhë”, shkrimi nga klubi i Bylisit.