Futbollistët e Shkëndijës nga Tetova triumfuan me rezultat 4:1 ndaj Bashkimit, në ndeshjen e javës së tetë të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë.
Tetovarët, me këtë fitore, i dhanë fund serisë së shkurtër prej dy ndeshjesh pa fitore dhe vazhdojnë të jenë liderë të tabelës me 19 pikë, pesë më shumë se Struga TL, e cila ndeshjen e saj të javës së tetë do ta zhvillojë të hënën ndaj Arsimit.
Rezultatin e zhbllokoi Nzengue në minutën e 16-të, ndërsa në fund të pjesës së parë u shënuan edhe dy gola.
Fillimisht, Bashkimi përmes Ismailit në minutën e 42-të arriti të barazojë, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë, Krueziu riktheu epërsinë për “kuqezinjtë” tetovarë.
Në pjesën e dytë, Shkëndija shënoi edhe dy gola të tjerë dhe siguroi një fitore bindëse me rezultat 4:1.
Bashkimi renditet në vend të nëntë me 4 pikë.