Kevin Dodaj i papërmbajtshëm në Poloni

Futboll

Kevin Dodaj i papërmbajtshëm në Poloni

Më: 19 shtator 2026 Në ora: 16:47
Pamje nga ndeshja

Kevin Dodaj po kalon një formë të shkëlqyer me Lekia Gdansk në Poloni.

Sot shënoi dhe asitoi sërish, ndërsa ekipi i sulmuesit të Shqipërisë U-21 fitoi 7 me 1 ndaj Stal Mielec.

Goli i Dodajt ishte një kryevepër nga jashtë zone. Ishte minuta e 65-të kur e dërgoi topin në rrjetë.

Më pas erdhi edhe asistimi rreth 10 minuta më vonë. Ekipi i Lekia Gdansk mban vendin e pestë në kategorinë e dytë polake.

Vetë Dodaj po shkëlqen në huazim. Deri tani regjistron tre gola dhe dy asistime në pesë paraqitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat