Juventusi merr një goditje të rëndë

Futboll

Juventusi merr një goditje të rëndë

Më: 19 shtator 2026 Në ora: 20:04
Grabara

Kamil Grabara ka pësuar një dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes së sotme, duke i shkaktuar një problem serioz Juventusit.

Portieri polak pësoi një traumë përdredhëse në gjurin e djathtë gjatë seancës stërvitore dhe më pas iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në qendrën “J|medical”.

Kontrollet diagnostikuese kanë evidentuar dëmtimin e ligamentit të kryqëzuar anterior të gjurit të djathtë.

Juventusi ka bërë të ditur se Grabara do t’u nënshtrohet gjatë ditëve të ardhshme konsultave me specialistë ortopedë, në mënyrë që të përcaktohet trajtimi dhe hapat e mëtejshëm për rikuperimin e tij.

Një dëmtim që përbën një goditje të rëndësishme për portierin polak dhe skuadrën bardhezi, ndërsa koha e rikthimit do të varet nga vlerësimet e specialistëve dhe procedura terapeutike që do të ndiqet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat