Është zhvilluar ditën e sotme java e 5-të e Ligue 1, kampionatit francez.
Lyon nuk është kursyer aspak duke mposhtur 4:0 Rennes dhe në këtë mënyrë vijon me rendimentin pozitiv duke kapur vendin e 2-të në kuotën e 11 pikëve, dy më pak se Monaco e vendit të parë.
Sakaq, Paris FC ka fituar 2-1 përballë Strasbourg, ndërsa Toulouse është dashur të vuajë disi për tre pikët, 3-2 përballë Le Havre.
Në takimet e tjera, Angers ka fituar 2-1 përballë Troyes, njëjtë si Le Mans përballë Lorient me shifrat “fotokopje”.
Kujtojmë se ditën e nesërme, java mbyllet me përballjet Auxerre – Brest, Nice – Lille dhe supersfida e mbrëmjes Marseille – PSG.