Plas në Turqi! E pabesueshme në ndeshjen e shqiptarit

Futboll

Plas në Turqi! E pabesueshme në ndeshjen e shqiptarit

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 13:34
Pamje

Një rast i paprecedent u regjistrua dje, ndërsa Trabzonspori po përballej me Gallatasarajn. Ishte minuta e 87-të e sfidës dhe rezultati 4:0 në favor të Trabzonit, kur pamjet nga ndeshja u ndërprenë.

Gazetari u lidh për dy minuta duke treguar se çfarë i kishte komunikuar trajneri Okan Buruk i Gallatasarajt.

“Nuk i thashë asgjë të keqe gjyqtarit.

E pyeta për vendimin dhe më dha karton të verdhë. E pyeta pse më dha karton të verdhë, dhe më pas më nxori menjëherë jashtë fushës.

Nuk kishte ofendim apo diçka të keqe nga ana ime”, u shpreh Okan Buruk duke cituar deklaratën e trajnerit.

Ky moment zgjati dy minuta dhe ndërkohë ndeshja vazhdonte. Shqetësimi për mënyrën se si u ndalua transmetimi i ndeshjes është i madh.

Dhe pse deklarata ishte një lajm i fundit, nuk kishte ndodhur më parë që të ndërpritej transmetimi i ndeshjes. Për këtë klube si Beshiktash dhe Fenerbahçe kanë reaguar kundër “Bein Sports”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat