Hima, trajneri i ri i Besëlidhjes

Futboll

Hima, trajneri i ri i Besëlidhjes

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 13:51
Klevis Hima

Besëlidhja ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Klubi lezhjan ka postuar në rrjetet sociale formacionin që do të zbresë në fushë në sfidën e sotme kundër Besës dhe aty gjendet edhe emri i trajnerit të ri.

Klevis Hima do të drejtojë skuadrën e Besëlidhjes në këtë takim.

33-vjeçari ka drejtuar Kastriotin dhe Burrelin në Kategorinë e Parë, ndërsa ka mbajtur edhe postin e zëvendës-trajnerit te Laçi.

Duket se Hima do të jetë zëvendësuesi i Plorit në krye të stolit të Besëlidhjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat