Liam Rosenior tregon se pse u “kap” me tifozët e Strasbourgut

Futboll

Liam Rosenior tregon se pse u “kap” me tifozët e Strasbourgut

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 16:01
Rosenior

Të shtunën në “Stade Jean Bouin” pati një ribashkim, por nuk ishte aspak i këndshëm.

Liam Rosenior, pas një periudhe të pafat te Chelsea sezonin e kaluar, u përball me një nga ish-skuadrat e tij, RC Strasbourg, që të shtunën ishte mysafir i Paris FC.

Rosenior iu bashkua Paris FC gjatë verës.

Në fillim të vitit, ai ishte trajner i Strasburgut, por pas largimit të papritur të Enzo Marescas, ai u transferua te klubi partner Chelsea.

Anglezi nuk e përfundoi sezonin në Stamford Bridge. Largimi i tij nga Alsace nuk u prit mirë dhe duket se nuk ka shumë dashuri të mbetur mes palëve.

Në fund të fitores 2-1 të Paris FC ndaj Le Racing, Rosenior shkoi të festonte para sektorit të tifozëve mysafirë të Strasburgut. Kjo çoi në një përplasje me lojtarët e Strasburgut, të cilët shkuan për t’u përballur me ish-trajnerin e tyre.

Rosenior i justifikoi veprimet e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Një numër i vogël, dhe insistoj, një numër i vogël, sepse Strasburgu është një klub fantastik, treguan mungesë respekti. Ata fyen familjen time. Bankina ime ishte shumë e zemëruar.

Prandaj, për mua, të festoja në atë mënyrë ishte qartësisht një mesazh. Nuk do të them asgjë tjetër për këtë temë”, tha ai.

Ndeshja e kthimit në Meinau premton të jetë një përballje mjaft e tensionuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat