Shok për sllovenët para Ligës së Kombeve

Futboll

Shok për sllovenët para Ligës së Kombeve

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 16:46
Benjamin Sheshko

Sulmuesi i Manchester United dhe reprezentuesi i Sllovenisë, Benjamin Sheshko, nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e sotme ndaj Fulhamit, në kuadër të xhiros së re të Premierligës.

Arsyeja pse Sheshko nuk është përfshirë në ekip nuk është bërë e ditur.

Mungesa e tij përbën shqetësim jo vetëm për Manchester Unitedin, por edhe për kombëtaren e Sllovenisë, e cila së shpejti do të ketë ndeshje në Ligën e Kombeve.

Sllovenia është pjesë e grupit ku ndodhet edhe Maqedonia e Veriut. Maqedonia e Veriut fillimisht do të përballet me Zvicrën më 26 shtator 2026, ndërsa vetëm tri ditë më vonë, më 29 shtator, do të udhëtojë në Lubjanë për t'u përballur me Slloveninë në stadiumin “Stozhice”.

Për këtë arsye, situata rreth Sheshkos do të ndiqet me vëmendje në ditët në vijim, pasi prania ose mungesa e tij mund të ndikojë në përgatitjet e Sllovenisë për këto ndeshje,.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat