Vedat Muriqi me notë spektakolare në Turqi

Futboll

Vedat Muriqi me notë spektakolare në Turqi

Nga: K.Goca Më: 20 shtator 2026 Në ora: 22:53
Fenerbahcen

Futbollisti Vedat Muriqi ka zhvilluar një paraqitje të jashtëzakonshme me Fenerbahcen, duke shënuar katër gola në fitoren e thellë 8:0 ndaj Eyüpsporit, në ndeshjen e javës së gjashtë të elitës së futbollit turk.

Muriqi tregoi lojë fantastike gjatë 69 minutave që qëndroi në fushë. 

Paraqitja e Muriqit u vlerësua me notën 10 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.  

Lojtari tjetër i Fenerbahces, Greenword u vlerësua me notën 10 dhe Kahveci me 9.3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat