Sheshko i anulon ndeshjet me Slloveninë

Futboll

Sheshko i anulon ndeshjet me Slloveninë

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 12:27
Benjamin Sheshko

Benjamin Sheshko do t’i mungojë ndeshjeve të ardhshme të kombëtares për shkak të dhimbjeve në pjesën e poshtme të këmbës. 

Sulmuesi slloven reagoi me një mesazh, në të cilin shpjegoi situatën dhe shprehu keqardhjen që nuk do të mund t’u ndihmojë shokëve të skuadrës.

Trajneri i kombëtares së Sllovenisë, Boshtjan Cesar, nuk do të mund të llogarisë në Sheshkon në ciklin e ardhshëm. 

Sulmuesi, për shkak të dëmtimit, mungoi edhe në ndeshjen e fundit të Manchester United në Premier League kundër Fulhamit, ku nuk ishte as në listën e lojtarëve.

Trajneri i tij, Michael Carrick, konfirmoi se Sheshko ka probleme me pjesën e poshtme të këmbës dhe shtoi se ende nuk dihet se kur do të jetë në gjendje të rikthehet në fushë. Për këtë arsye, futbollisti slloven do të mungojë në katër ndeshje të kombëtares.

Ylli i Manchester United publikoi një mesazh në të cilin shprehu se sa shumë i vjen keq që nuk do të mund të luajë për kombëtaren.

Ai theksoi se është plotësisht i përqendruar në rikuperim: “Më vjen jashtëzakonisht keq që duhet t’i humbas ndeshjet e ardhshme të kombëtares. Për Slloveninë kam luajtur gjithmonë dhe gjithmonë do të luaj me zemër dhe krenari.

Tani gjëja më e rëndësishme është që t’i përkushtohem plotësisht rikuperimit.

Tashmë jam duke punuar që të rikthehem sa më shpejt në fushë dhe t’i ndihmoj përsëri kombëtares dhe klubit.

Besoj te djemtë tanë dhe jam i sigurt se edhe këtë herë do të tregojnë shpirtin ekipor që na ka karakterizuar gjithmonë.

Mezi pres ta vesh përsëri fanellën me stemën e shtetit, ndërsa deri atëherë do të jem tifozit më i madh i Sllovenisë. Ne sllovenët!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat