Ndeshje që mund të ndryshojë gjithçka

Futboll

Ndeshje që mund të ndryshojë gjithçka

Më: 23 shtator 2026 Në ora: 11:42
Florin Bratu dhe logoja e Tiranës

Situata te ekipi i Partizanit është shumë e vështirë, aty ku përveç humbjeve të njëpasnjëshme, loja e zhvilluar lë shumë për të dëshiruar, shto faktin 10 gola të pësuar në 5 javë të Abissnet Superiore.

Aktualisht, “Demat e Kuq” mbajnë vendin e 7-të në renditje me 4 pikë, “zona e ftohtë” e tabelës.

Kritikat për trajnerin Florin Bratu janë në masë, madje edhe shkarkimi i mundshëm ka filluar të lakohet gjithmonë e më shumë.

Aludohet se rezultati i ndeshjes së ardhshme, derbi kundër Tiranës do vendos shumë, pra nëse Partizani do bëjë kthesën e madhe ose largimi i “timonierit” rumun.

Takimi në fjalë do të jetë i vlefshëm për javën e 6-të në Superiore, e planifikuar më datën 11 tetor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat