Largimi i Edi Martinit mbetet në “ajër”

Futboll

Largimi i Edi Martinit mbetet në “ajër”

Më: 23 shtator 2026 Në ora: 12:07
Edi Martini dhe Alban Xhaferi

Në media po qarkullon në masë informacioni se presidenti Alban Xhaferi i Vllaznisë ka marrë vendimin për mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini.

Megjithatë, deri në këtë moment, nuk ka asnjë reagim nga klubi shkodran.

E paqartë se çfarë po ndodh te kuqeblutë, ndërsa pushimet nga inkuadrimet e kombëtareve mund të shërbejë si pikë reflektimi për të ardhemen.

Pas 5 javësh në Abissnet Superiore, Vllaznia mban vendin e fundit në tabel me 2 pikë, shumë larg pritshmërive në fillimit të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat